Përfaqësuesi i Britanisë në “Eurovision” dëshiron të bëjë duet me Dua Lipën

James Newman shpreh dëshirën të bashkëpunojë me Dua Lipën.

Përfaqësuesi i Britanisë në “Eurovision”, James Newman, ka një listë të artistëve me të cilët dëshiron të bashkëpunojë dhe Dua Lipa, John Mayer dhe Lewis Capaldi janë në krye të kësaj liste, shkruan List.co.uk.

Marketing

Këngëtari i ‘Embers’, i cili përfaqëson Mbretërinë e Bashkuar në ‘Eurovision’ të shtunën në mbrëmje, ka shkruar më parë këngë për të tillë si Little Mix dhe Ed Sheeran dhe ai ka një “listë” të të tjerëve artistë me të cilët ai do të donte të bashkëpunonte.

Ai tha: “Unë e dua John Mayer. Do të doja të bashkëpunoja me të ose të shkruaja këngë për të, ai është një legjendë e plotë”.

“Unë gjithashtu do të doja të punoja me Dua Lipën ose Lewis Capaldi. Ata janë njerëzit në listën time të hiteve”, shtoi këngëtari.

35-vjeçari pranoi se ishte ndjerë mrekullueshëm që kishte shkruar për artistë të njohur në të kaluarën.

Ai tha: “Kënga ime, “Waiting All Night”, me Rudimental çoi në punën me artistë të mirë si Ed dhe Little Mix.

“Është një ndjenjë e mahnitshme të punosh me ta dhe Ed është një djalë kaq i mrekullueshëm”, thotë James.

Vëllai i vogël i James, John Newman, është gjithashtu një artist i suksesshëm  dhe thotë që muzika ka qenë gjithmonë në ‘gjakun e tyre’.

Ai tha: “Nëna ime na rriti në Motown. Në shtëpi gjithnjë kishte muzikë dhe që në moshë të vogël të dy e dinim se dëshironim të ishim këngëtare. Unë mendoj se gjithmonë ka qenë ajo vibe në shtëpinë tonë. Babai ynë ishte gjithashtu një muzikant dhe kompozitor popullor irlandez, kështu që ndihet sikur është në gjakun tonë”.

Me heqjen e bllokimit, James është i ngazëllyer për muajt e ardhshëm.

Ai tha se këngët e tij të ardhshme do të dalin këtë vit dhe shpreson që t’i interpreojë ato në koncerte, në fund të verës.

“Albumi im do të jetë gati para fundit të vitit. Është një kohë emocionuese për mua”, përfundoi Newman.