Polonia do të blejë dronë të armatosur nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, njoftoi se vendi i tij do të blejë dronë nga Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Blaszczak tha se vendi i tij do të blejë 24 mjete ajrore të armatosura pa pilot të tipit Bayraktar (TB2) nga Turqia, njoftoi agjencia zyrtare polake e lajmeve (PAP).

“Kjo është një armë e vërtetë. Ajo e dëshmoi veten në luftëra, në lindje të Evropës. Ajo u përdor gjithashtu në Lindjen e Mesme”, tha Blaszczak.

Marketing

Marrëveshja mbi shitjen e dronëve pritet të nënshkruhet javën e ardhshme gjatë vizitës së presidentit polak Andrzej Duda në Turqi.

Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, do blejë dronë nga Turqia për herë të parë.



.. .