LSDM: VMRO-DPMNE bënë çmos që RMV të dështojë

LSDM, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, i cili kritikoi kryeministrin Zoran Zaev lidhur me qëndrimin që ka mbajtur ai, për propozimin e eurokomisarit Varhej dhe minsitrit portugez Silva, të prezentuar në Sofje dhe Shkup për zhbllokimin e fillimit të bisedimeve me BE-në.

Marketing

“Nikollovski, i cili është burim i lajmeve të rreme, i mohuar nga ambasadat e huaja, që moti ka humbur besueshmërinë e tij si politikan dhe vetëm rejshëm shtiret se është i shqetësuar për perspektivën evropiane e këtij vendi. Si një ndjekës dhe dëgjues i Nikolla Gruevskit, së bashku me shefin e tij Mickoski janë fajtorë për izolimin e vendit ndërkombëtar për 11 vite me radh. Në vend që të bashkohen dhe të japin mbështetje, Nikollovski dhe VMRO DPMNE po bëjnë gjithçka që Republika e Maqedonisë Veriore të dështojë, por kjo nuk do të ndodhë”, – thuhet në reagimin e LSDM-së.