Agjencia për rini dhe sport investon për gjeneratat e reja dhe për përmirësimin e standardeve për sport dhe rekreacion. Ky investim kapital për qytetarët e Tetovës është në fazën përfundimtare të konstruksionit, ku mbi 80 përqind e punës është realizuar.
Nga kompania EUROVIA na garantuan se punët përmbyllëse të pishinës do të realizohet në afatin kohor të paraparë.
Gjithashtu diskutohen mundësitë për realizimin e paneleve diellore fotovoltaike nga Agjencia, për efikasitet energjetik ku do të reduktohen shpenzimet për energjinë elektrike deri në 80 përqind.