Një i ri nga Ferizaj është bërë më i njohur shkaku i emrit dhe mbiemrit të njëjtë me kryeministrin e Kosovës.
Albin Kurti i ri për dallim nga kryeministri Kurti merret me ndërtimtari.
I njëjti shpesh herë komentohet për shkak të emrit dhe mbiemrit, por që thotë se të gjitha këto i merr me shumë sportivitet.
19 vjeçari shpesh herë nuk ka hezituar që të tregojë edhe letërnjoftimin e tij për të dëshmuar se është me emër e mbiemër të njëjtë.