SAShK: Të paguhen orët shtesë ose nisim grevën

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar ndaj mospagesës së mjeteve për punën shtesë gjatë pandemisë për punonjësit e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme. Kryetari i kësaj sindikate, Jakim Nedellkovski, kërkoi që të respektohet Ligji i mësimdhënësve, të cilët kanë realizuar orë shtesë, t’u paguhen të njëjtat.

Marketing

Në të kundërtën, ai u kërcënua me grevë nga 1 qershori. Kjo nënkupton se nuk do të përgatitet dokumentacioni pedagogjik dhe dëftesat, tha Jakimovski.

“Në disa shkolla tanimë janë sjellë vendime për grevë, përkatësisht mospërfundim të vitit shkollor nëse deri më një qershor, përkatësisht në regjistrin pagesor që përgatitet këtyre ditëve, nuk përllogariten edhe këto mjete që janë borxh ndaj arsimtarëve. Apelojmë tek të gjitha autoritetet lokale, shkollat fillore, te Ministria e Arsimit, që të gjejnë sa më parë zgjidhje për problemin, në të kundërtën viti shkollor në një numër të madh shkollash nuk do të përfundojë.”,- tha kryetari i SASHK-u, Jakim Nedellkovski.

Ai njëherit kritikoi edhe Inspektoratin e Punës, i cili, siç tha, ka qenë i informuar dhe nuk ka konstatuar shkelje në mospagesën e punës shtesë nga arsimtarët.

“Inspektorati i Punës në këtë periudhë u tregua plotësisht joprofesional, pasi nuk arriti të konstatojë se arsimtarët punojnë punë të dyfishtë.”,- u shpreh kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski

Kreu i SASHK-ut sqaroi se sipas protokolleve shëndetësore, të gjitha paralelet që kanë numër më të madh të fëmijëve u ndanë në dy grupe, nga 15 fëmijë. Me ndarjen në dy grupe u shtua edhe puna e mësimdhënësve.

Ministria e Arsimit i ka lëshuar mjetet shtesë për këtë çështje, por kjo ka hasur në vesh të shurdhër nga komunat dhe shkollat, thotë kreu i SASHK-ut, sipas të cilit, komunat thonë se nuk ka mjete për pagesa të tilla.