VFV Medikal organizon kontrolle laboratorike falas

Laboratoria “VFV Medikal” ka planifikuar që nesër të organizojë tre pika me qëllim të realizimit të analizave falas për qytetarët e rastit, me qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare lidhur me rëndësinë e analizave laboratorike.

Marketing

Analizat përfshijnë pasqyrë të gjakut, hemoglobin, eritrocite, trombovite, leukocite, MCV, MCH, MCHC, RDW, monocite, limfocite, granulocite si dhe helicobacter pylori.

Pikat e kontrollimit do të vendosen në tre lokacione.

Nga ora 09 deri në ora 11 pika e kontrolleve laboratorike do të vendoset tek parku i Çairit. Më pas, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 do të vendoset në Sheshin Skenderbeu, ndërsa nga ora 13:00 deri në ora 15:00 do të vendoset në Sheshin Maqedonia.

VFV Medikal ka nderin t’i vizitoni dhe të kryeni kontrollet tuaja mjekësore falas pa asnjë pagesë, me qëllim që të shihni gjendjen momentale të organizmit tuaj.