Propozim ligji për digjitalizim të librave, iniciativa për referendum kaloi filtrin e parë

Komisioni parlamentar për sistem politik i dha dritë jeshile iniciativës qytetare për referendum ndaj propozim ligjit për libra. Iniciativa u cilësua si adekuate dhe do ti dorëzohet kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndërkaq vendimi përfundimtar do të merret në seancë plenare.

Marketing

“Iniciativa qytetare për shpallje të referendumit në nivel shtetëror, të dorëzuar nga iniciativës qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, nëpërmjet propozues së autorizuar Dragana Spasevska është në rregull, pasi që është në përputhje me nenet 66 dhe 70 nga ligji për referendum dhe formave të tjera të shprehjes së qytetarëve.”,- tha nënkryetari i Komisionit për Sistem Politik, Martin Kostovski.

Nga iniciativa ‘libra dhe mësim duhet të ketë’ kërkojnë nga ministrja e arsimit Carovska të tërheq ligj dhe të saktësojë ndryshimet. Propozimi aktual sipas tyre është i papranueshëm.

“Të punojmë në reforma së paku një vit, me çka vitin e ardhshëm, kur do t’u kthehen nxënësit tanë shkollave, të dimë se në çka do të bazohet arsimimi i tyre. Nuk mundet që një propozim ligj të miratohet për tre javë dhe të mos dihet sektori i IT – së i cili do të mirëmbajë ato pajisje digjitale.”,- theksoi kryetarja e Iniciativës për Referendum, Dragana Spasevska.

Opozita i doli në mbështetje iniciativës për referendum ata nuk janë kundër reformave, por do të duhet vlerësim të ekspertëve.

“Kur do të dalin me analizë se sa fëmijë ka me skoliozë dhe sa fëmijë mbajnë syza, mendoj se do të vihet në pikëpyetje ky miratim i shpejtë i digjitalizimit të librave. Ne jemi për analizë dhe më pas miratim të ligjeve përmbajtjesore.”,- theksoi deputetja e VMRO – DPMNE-së, Zhaklina Peshevska.

Por sipas ministrisë së arsimit me reformat, të cilat mbështeten edhe nga komuniteti ndërkombëtarë do të kemi arsim cilësor dhe inkluziv në periudhë prej 5 deri në 6 vjet.