Hoxha: Së shpejti dëmshpërblimi për bujqit e Haraçinës dhe Hasanbegut

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha përmes profilit të tij në rrjetin social facebook ka njoftuar për vendimet e Qeverisë nga seacna e parë e mbajtur me prani fizike pas një kohe të gjatë, transmeton TetovaSot.

Marketing

Në seancën e sotme qeveritare është hapur mundësia për zgjidhjen e ngërçit administrativ për dëmet e shkaktuara në bujqësi në komunat Haraçinë, Hasanbeg, Mogilë, rrethin e Strumicës si dhe në disa vendbanime tjera.

“Pas një kohe të gjatë sot i’u rikthyem seancave qeveritare me prezencë fizike.
Përveç vendimit për lehtësim të masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19, në seancën e sotme sollëm edhe këto vendime:

🔖Ndryshimin e programit për zhvillim rural që ka të bëj me akordim të buxhetit për mbulim të disa projekteve kapitale infrastrukturore për zhvillim rural si dhe përgatitjen e thirrjes së rradhës për mbështetje të projekteve infrastrukturore ku aplikojnë Komunat rurale.

📙Qeveria i propozon Kuvendit ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje dhe shpëtim ku është paraparë dispozitë kalimtare me çka do lejohet procesimi i lëndëve të mbetura nga dëmet e shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.

Me këtë ligj përfundimisht hapet mundësia për zgjidhjen e ngërçit administrativ për dëmet e shkaktuara në bujqësi në komunat Haraçinë, Hasanbeg, Mogilë, rrethin e Strumicës si dhe në disa vendbanime tjera.
#realizojmë” thuhet në njoftimin e ministrit Hoxha.

Marketing