ASH-AA: Asgjë e re e aq më pak e mirë nga BDI

Kualicioi ASH-Alternativa kanë reaguar rreth agjendës së re të BDI-së, me çrast vlerësojnë se nga BD nuk erdhi asgjë e re e aq më pak e mirë. Një parti e dalë nga lufta, që nga emblema kuq e zi, kaloi në ngjyrë të kaltër, sot po tenton të mashtrojë qytetarët dhe në veçanti shqiptarët me ngjyrën e gjlëbërt theksojnë nga opozita shqiptare.

Marketing

“Sot BDI hoqi dorë nga statusi i UÇK-së, nga barazia e shqiptarëve, nga drejësia, nga kryeministri shqiptar dhe nga gjithçka që kishte premtuar. Stili i vjetër i mashtrimit dhe hipokrizisë vazhdon. Një parti e dalë nga lufta, që nga emblema kuq e zi, kaloi në ngjyrë të kaltër, sot po tenton të mashtrojë qytetarët dhe në veçanti shqiptarët me ngjyrën e gjlëbër. Ende pa zgjidhur probleme kombëtare apo tematike siç pretendojnë t’i quajnë ata, sot thanë se do të merren me punë të gjelbëra. Partia që dështoi me integrimet evropiane, sot në vend se të dorëhiqet, po maskohet si parti e gjelbër evropiane. Ky është kulmi i hipokrizizë! Të gjelbër do të jenë ata që për 20 vite lanë shqiptarët pa barazi sociale dhe ekonomike. Për të qenë hipokrizia edhe më e madhe, vetë Ali Ahmeti numëroi deponitë e lumenjtë e ndotur dhe për këtë tha se nuk janë fajtorë institucionet, por fajsoi qytetarët.”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.