Kryetari i Çairit Visar Ganiu në rrjetin e tij në Facebook përmes një shkrimi me disa fotografi informon për projektin e radhës që po realizohet në Çair.
Postimi i plotë:
🚧Nga sot filluam rikonstruimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit në katër rrugë të Lagjes Seravë.
✅Mbi 300.000 euro do të kushtojë rikonstruimi dhe mjetet i kemi siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që e drejton ministri Naser Nuredini.
Rrjeti i ujësjellësit do të rikonstruohet në këto rrugë:
📍Rr. “Jahja Pasha” dhe degëzimet e saj, në gjatësi prej 335 metrash
📍Rr. “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash
📍Rr. “Rifat Burxheviq”, në gjatësi prej 275 metrash
📍Rr. ”Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash
🔜Këtu nuk ndalojmë – Komuna e Çairit për Lagjen Seravë ka siguruar edhe mbi 1 milionë euro të tjera përmes alokimit të mjeteve të TAV, me të cilat brenda 3-4 muajve do të rikonstruojmë tërësisht rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit fekal edhe në shumë rrugë të tjera të kësaj Lagje.
✅Përkujtojmë se 650 mijë euro siguruam para disa javëve për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të Dizhonit, mjete këto nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2.