Exhevit Kadri, kirurgu që të bën krenar sot edhe zyrtarisht doktor shkence i mjekësisë

Sot në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup nën mentorimin e bashkëpuntores shkencore d-r Jasminka Nanceva , kirurgu i Spitalit “8-shtatori” në Shkup, Exhevit Kadri, mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull: “Metoda laparaskopike karshi metodës së hapur të hernioplastikës me teknikën e plasimit intraperitoneal të rrjetit (IPOM-intraperitoneal onlay mesh)-epilogu i hershëm klinik”, dhe e mori titullin doktor i shkencave të mjekësisë shkruan portali www.DOKTOR5.MK

Marketing

Kjo tezë doktorate, vjen si rezultat i hulumtimeve të shumta që janë bërë gjatë intervenimvee kirurgjike te qindra pacient nga Maqedonia e Veriut që janë trajtuar nga hernitë e ndryshme në ish Spitalin ushtarak në Shkup.

Kjo tezë pasuron këndvështrimin shkencor ndaj sëmundjeve dhe komplikimeve të hernive për një periudhë të gjatë në mes të viteve 2010-2020.

Materia që trajton ,Exhevit Kadri kap një kronologji mjaft dinamike të metodave të trajtimit operativ të sëmundjeve të hernisë.

Në këtë kontekst i bëhet një vështrim i thuktë metodës laparaskopike, përballë metodës së hapur të hernioplastikës,me teknikën e plasimit intraperitoneal të rrjetit (IPOM-intraperitoneal onlay mesh.

Gjatë hartimit të këtij punimi të doktoratës, Exhevit Kadri është mbështetur në teorinë shkencore mjekësore dhe trajtimin direkt tek pacientët.

Për përgatitjen e këtij punimi ambicioz, ai ka shfrytëzuar literaturë shkencore nga autor me renome në fushën e mjekësisë dhe punime shkencore nga revista të ndryshme.

Punimi i doktoratës ““Metoda laparaskopike karshi metodës së hapur të hernioplastikës me teknikën e plasimit intraperitoneal të rrjetit (IPOM-intraperitoneal onlay mesh)-epilogu i hershëm klinik”,është një përpjekje për të pasqyruar trajtimin më të suksesshëm kirurgjik të njërave nga sëmundjet e shpeshta(hernia) që paraqitet pavarsisht nga mosha dhe gjinia.

Pa dyshim që kjo temë e disertacionit paraqet një kontribut për zbardhjen e metodës më të suksesshme për të trajtuar hernit që paraqiten tek njerzit në pjesën e barkut.

Ndryshe, kirurgu d-r Exhevit Kadri vjen nga Dibra e Maqedonisë së Veriut dhe është i specializuar në lëminë e kirurgjisë në Universitetin e Shkupit, ku më shumë se 10 vite punon me sukses në Spitalin “8-shtatori” në Shkup.

Para 2 vitesh është subspecializuar në Kirurgjinë abdominale në Shkup dhe është asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në katedrën e kirurgjisë.

Ka qenë edhe pjesë e përvojave profesionale internacionale në Spitalin Capa dhe Liv në Turqi, spitalin e njohur në Gjermani dhe spitalin më modern në Itali. Ass. Dr. Exhevit Kadri pritet së shpejti të emrohet DOCENT ne nje nga fakultetet e mjekesise ne Republiken e Maqedonise se Veriut.