Presidenti i Federatës Futbollistike të Maqedonisë, Muamed Sejdini, u takua me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zv-ministrin Ilir Hasanin.
Me këtë rast numri një i futbollit vendor, dhuroi biletat e sfidave të Maqedonisë në EURO 2020, për punëtorët shëndetësor.
“Punëtorët shëndetësor kanë kryer betejat e mëdha kundër “Covid 19”. Jemi krenar që u mundësojmë një kënaqësi ndryshe, me mundësi që të përkrahin futbollistët e Maqedonisë në EURO 2020,” thuhet mes tjerash në kumtesën e FFM-së.