Administrata Publike do të merr rrogë të 13-të

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se sivjet administrata publike do merr K-15 dhe se për këtë qëllim janë ndarë 230 milionë denarë, ndërsa obligimi është nënshkruar në marrëveshjen kolektive të vitit 2019.

Marketing

“Marrëveshjet kolektive janë nënshkruar në vitin 2019. Ne jemi falënderues të gjithë organizatave sindikale që kishin kuptim për anulimin e kësaj mase për vitin 2020”, tha Zaev.

Ai tha se sivjet kjo pagesë duhet të paguhet dhe se atë që e kanë premtuar dhe nënshkruar duhet ta realizojnë.

“Për momentin kemi rreth 132 punonjës, ndërsa para pesë viteve kishte rreth 160 mijë të punësuar. Politikat e rritjes së efikasitetit të administratës publike janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë. Presim që së shpejti të hyjë në fuqi ligji për pensionim të detyrueshëm në moshën 64 vjet, që do të ndikojë në uljen e numrit”, tha Zaev.