Kryetari Kërçovës, Fatmir Dehari: Forcën e gjej në popull dhe nga populli!

Me rastin e vitit të zgjedhjeve lokale, kryetari Kërçovës, Fatmir Dehari, në një intervistë për ‘tv21.tv’ ka theksuar rëndësinë e kulturës institucionale që ka instaluar BDI-ja në qeverisjen lokale dhe çështjet që ngritë për cilësinë e jetës së qytetarëve kërçovar.

Marketing

“Qëndrimi i qytetarëve të vjela nga anketat, janë udhëzime për qeverisjen e mirë por edhe shprehet mendimi i lirë”, ka thënë ai.

Dehari ka potencuar se rëndësi të veçantë i jep diskutimit me qytetarë, planet e veprimit në komunitet, por edhe trajtimi i projekteve prioritare, duke qenë në thelb.

“Besimi qytetar është thelbësor”, konsideron Dehari, ndërsa për këtë besim, ai ka dhënë dëshmi të fuqishme, me projekte infrastrukturore e sociale, me rëndësi për ta.

Dehari ka thënë se forcën e gjen në popull dhe nga populli.

“Fuqinë time politike e gjej te populli, dhe padyshim në të gjithë këtë proces, rëndësi primare kanë qytetarët por edhe tradita 19-vjeçare e BDI-së, vlerat e saj. Së bashku me qytetarët kemi arritur të kemi të realizuara shumë projekte ku qytetarët kanë qenë shumë aktiv e bashkëpunues”, ka thënë Dehari, një kandidat serioz dhe i shquar nga historia e këtij qyteti.

Fatmir Dehari është një kandidatur shumë serioze për mandatin e tretë në komunën e Kërçovës, i cili shquhet për punën e ndershme, për projekte infrastrukturore, qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.