Daka – Osmanit: Do të përballesh me drejtësinë

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se presidentja Vjosa Osmani do të përballet me drejtësinë.

Marketing

Pasi sipas Dakës, shkarkimi i saj erdhi nga një vendim politik.

“Karriera ime profesionale është e lidhur ngushtë me betejat për drejtësi. Kjo do të jetë beteja e radhës. Unë jam përballur me shumë sfida të ndryshme, por më besoni se kjo nuk është më e vështira. Unë do të shoh të gjitha mundësitë për të kërkuar të drejtën time përmes rrugëve ligjore e cila është shkelur me një vendim politik dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për zgjedhje,

Në qoftë se ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese. Do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë dhe duke marrë parasysh që edhe vetë jam gjyqtare, i di do punë juridike, do t’i drejtohem gjykatës kompetente në këtë rast”, u shpreh Daka.