Grushte dhe karrige, sherr masiv në një plazh në Angli (VIDEO)

Një përleshje masive ka ndodhur në një nga plazhet më të frekuentuar të Anglisë.

Marketing

Mediat e huaja, kanë publikuar pamjet e përleshjes, teksa shihen disa pushues, kryesisht meshkuj, duke u grushtuar e duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige e sende të tjera të forta.

Policia ka nisur hetim të menjëhershëm për ngjarjen, ndërsa nuk dihet ende arsyet e këtij sherri.

Nga ana tjetër dëshmitarët kanë shprehur shqetësim mbi rastin, duke thënë se të gjithë skenën e ndoqën edhe fëmijët, të cilët u frikësuan së tepërmi.