Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje, më 18.06.2021, në ora 11.05 ka ndodhur një aksident në rrugën Manastir – Resnje.
Aksidenti ka ardhur pasi përplasjes së dy veturave “golf” me shofer P.M.(31) dhe “Dfm” me shofer P.M.(71), me targa të Manastirit.
Pas fatkeqësisë, të dy shoferët janë dërguar në Spitalin e Manastirit, ku te P.M.(71) janë konstatuar lëndime të rënda trupore, kurse te P.M.(31) lëndime të lehta./TV21