Me lehtësimin e masave dhe rritjen e temperaturave, të gjithë fillojnë të mendojnë për pushime. Duke pasur parasysh se një nga sektorët më të goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemia ishte edhe ai i turizmit, ka nga ata qytetarë që paratë e tyre duan t’i shpenzojnë në vend, kryesisht në Ohër.
“Gjithmonë them, e jotja është e jotja. Tani për tani nuk mendojmë për këtë. Të pushojmë njëherë nga politikanët e bezdisshëm. Kjo është më e rëndësishme. Kur të largohen të gjithë politikanët që shkaktojnë lodhje, atëherë do të pushoj..”
“A, në pushim në “detin tonë”. Ohri është deti ynë”.
“Se ku, do të shohim. Me shumë gjasë në Ohër, ende nuk e kam definuar. Më të thjeshtë e kemi, sepse kemi fëmijë, nipërit. Përfundimisht ne që u vaksinuam, sidomos, ndjehemi më të lirë.”
“Për pushime mendohem të të them të drejtën. Do të shkoj pak deri në Ohër. Përfitova vauçer, kështu që do e shfrytëzoj, dy a tre ditë. Por ende kam frikë”.
“Askund. Jam profesor dhe aq fonde kam. Ja e them publikisht se profesorët nuk mund të shkojnë në pushim. Po të gjithë duan të shkojnë, por le të mendohen sa e kanë mundësinë për të shkuar”.
Një pjesë e qytetarëve preferonin Shqipërinë, Turqinë dhe Greqinë për pushimet verore.
Keni vendosur se ku do të shkoni për pushime?
“Jo, ende. Shqipëria më shumë”.
“Për pushime në Shqipëri, ku tjetër. Aty e kemi banesën, e kemi blerë në Shqipëri, kështu që edhe pushimet gjithmonë i bëjmë atje”.
“Kam në plan të shkoj në Greqi. Kemi rimorkio, kështu që atje planifikoj të shkoj të pushoj. Ndiej se po kthehemi në normalitet”.
“Ende nuk e di. Ende nuk kam menduar. Përsëri kam dyshime, jam e rezervuar.
Cili lokacion ju pëlqen më shumë?
Turqia. Kushtet, mundësitë, çmimet janë të përshtatshme”.
Sipas punonjësve turistikë një pjesë e madhe e qytetarëve veçmë kanë bërë rezervimet për pushime që në muajin prill.
Rezervimet për pushimet verore kanë filluar që në prill. Domethënë ka pasur çmime të lira për early booking. Si destinacion i preferuar mbetet Truqia, pjesa e Antalias dhe e Bodrumit. Edhe për në Egjipt ka interesim. Interesimi veçmë ka filluar dhe rezervimet janë bërë – deklaroi Liridona Aliu, punonjëse tursitike. Alsat.mk