Zaev-Balluku: Jetësimi i Korridorit 8 ,projekti më ambicioz mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministrja e Infrastrukturës e Shqipërisë, Belinda Balluku ka njoftuar se ka realizuar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Marketing

Balluku, ka bërë të ditur se me Zaevin kanë folur për jetësimin e projektit të Korridorit 8, që pritet të lidhë me autostradë moderne këto dy vende.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e🇲🇰Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, ka shkruar Balluku në Facebook.

https://www.facebook.com/bballuku/posts/165855532184981