Ekspertët mjeko-ligjor kanë nxjerrë ekspertizën e vdekjes së 20-vjeçares Carolin, e cila u mbyt nga burri i saj Babis Anagnostopoulos 32 vjeç.
Sipas raportit të publikuar nga “Kathimerini”, 20-vjeçarja nuk ndërroi jetë menjëherë. Ajo kishte humbur ndjenjat dhe pas 6 minutash ka ndërruar jetë.
Sipas mjekut ligjor, përleshja e saj me bashkëshortin ka ndodhur rreth orës 04:05 – 04:11 të mëngjesit, kohë që korrenspondon edhe me të dhënat e pulsit që ka treguar ora inteligjente që mbante në dorë 20-vjeçarja. Në këtë fashë orari, zemra e Karolinës ka pushuar.
Ndërkohë që një tjetër detaj nga ana e ekspertëve është që deri në orën 03:58, 20-vjeçarja ka qenë duke fjetur, dhe kjo vërtetohet nga rrahjet e ulëta të zemrës së saj, bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore dhe matjet e pulsit të bëra nga ora inteligjente.
“Në orën 04:05 pulsi u rrit me 50%. Besoj se në atë moment ka qenë në një gjendje stresi shumë të madh ose në aktivitet fizik. E konsideroj krejtësisht të saktë që të ketë ndërruar jetë nga ora 04:05 deri në 04:11. Në orën 04:11 është dhe regjistrimi i fundit i pulsit dhe besoj që ndërroi jetë menjëherë më pas. Nga autopsia konkludoj që procesi i vdekjes zgjati disa minuta, domethënë nuk ishte e menjëhershme”, tha mjeku-ligjor.