Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte me fillim në ora 20:30 do të marr pjesë në emisionin debativ “Klan Debat” në Televizionin Klan Macedonia përballë gazetarit Seladin Xhezairi.
Në këtë emision do të debatohet mbi Agjendën e gjelbër të BDI-së, zhvillimet politike dhe çështje tjera me rëndësi në vend.