Sot zhvillohen katër ndeshje të rrethit të fundit të fazës së grupeve të Euro 2020.
Nga ora 18:00 zhvillohen dy ndeshjet e grupit C.
Maqedonia e Veriut tashmë do të luaj vetëm sa për statistika kundër Holandës që e ka siguruar kualifikimin.
Në ndeshjen tjetër, Ukraina dhe Austria do të luajnë për vendin e dytë në tabelë.
Nga ora 21:00 zhvillohen ndeshjet e grupit B.
Finlanda që kërkon vendin e dytë do të luaj me Belgjikën që e ka siguruar vendin e parë në grup.
Në ndeshjen tjetër, Rusia do të përballet me Danimarkën që nuk ka asnjë pikë deri më tani.