Zaev injoron Blerim Sejdiun e Zhelinës

Në “konak” te Blerim Sejdiu por ky i fundit nuk shihej gjëkundi në territorin e tij të “pushtuar” nga partia e kryeministrit . Zhelina u përshkua nga LSDM, madje aty ishin edhe funksionarë të lartë që nuk ishin parë moti në media, ishin “zhdukur” moti,vetëm erdhën që tia bëjnë skuadrën Zaevit që ky i fundit të shënojë gola “spektakolarë” siç bënte dikur Nikolla Gruevski në stilin e një lojtari plot “klas”para se të përfundonte në Hungari.

Marketing

Në një ceremoni të veçantë, në komunën e Zhelinës është lëshuar në përdorim terreni sportiv, ku morën pjesë funksionarët më të lartë të LSDM-së, si kryetari dhe njëherësh kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Muhamed Zekiri, sekretar gjeneral në Qeverinë e RMV-së, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme etj.

Por ku ishte kreu i Komunës së Zhelinës?! Kjo e bën këtë çështje më të ndërlikuar dhe mungesa e tij është plot pikëpyetje përfshirë edhe pakënaqësitë e mundshme nga vetë partia e tij.

Zaev hap stadium a nuk e bënë hesap kreun e Komunës së Zhelinës dhe me këtë injorim që ia ka bërë Sejdiut, shihet se me Zhelinën nuk është i kënaqur as kryetari i Besës Bilall Kasami i cili është në koalicion me LSDM-në. Madje për të mos mbaruar me kaq, përflitet se Kasami mund të nxjerr tjetër kandidat në Zhelinës, një biznesmen të suksessshëm. Tetovasot