Në prag të samitit të Këshillit Evropian, Unioni përcjell mesazhin se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian do varet nga zgjidhja e mundshme me Bullgarinë. Euroambasadori Dejvid Gir tha se unioni çmon përpjekjet mes dy palëve dhe është i gatshëm të fillojë negociatat qasëse me Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nuk mund të parasheh rezultatin e propozimit portugez për zgjidhje.
“Çmojmë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo është shumë me rëndësi dhe për këtë bëjmë apel në kontekst në hapjes së bisedimeve. Përsëris atë që thotë presidenca e BE-së, shpresojmë se bisedimet do të hapen sa më shpejtë që të jetë e mundur. Këto janë çështje për presidencën portugeze dhe presidencën sllovene dhe shpresoj se janë të përkushtuar për të punuar sëbashku për të gjetur zgjidhje që do të sjell deri te hapje e bisedimeve qasëse të RMV sa më shpejtë që të jetë e njohur.”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.