Kryetari i BDI-së Ahmeti në Klan Debat ka diskutuar edhe mbi avacimin e sundimit të ligjit dhe se po punohet në këtë drejtim për të vendosur një sistem të mirëfilltë.
“Shqipëria ka avansuar mjaft në sundimin e Ligjit e gjithashtu edhe ne do të punojmë në këtë drejtim. Ne duhet të vendosim sistem të mirëfilltë. Pse mos të dihet biografia e çdo politikani, gjyqtari dhe prokurori. Çfarë të keqe ka këtu. Pse mos të analizohet pasuria e çdo shtetasi i cili është marrë me politikë për 20 apo 30 vite”, sqaron më tej Ahmeti.
Sipas tij, vetëm me një luftë të pakompromisë do të kemi një shoqëri të shëndoshë.
“Me një luftë të pakompromisë mund ta shëndoshim shoqërinë. Nuk mund ti ndalësh propagandat. Imagjino çfarë propagande bëhet. Kur ke prokurorë të mirë dhe kur të funksionon ligji a thua për dikë se është hajdut atëherë jepi provat. Përndryshe do të shkosh në burg ti që shpif. Por ku ka prova mundet edhe në mënyrë anonime ti japin. Mund ti shpalosin edhe në mediume, filan zyrtari ka bërë krim ë është i korruptuar. E kështu ndërtohet demokracia jo me fjalë të rreme dhe me fjalë boshe”, thekson kështu Ahmeti.