Struga çdo ditë vazhdon të zbukurohet dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të kryetarit Ramiz Merko dhe ekipit të tij.
Mbrëmë shtrati i lumit Drini i Zi morri një pamje të mrekullueshme.
“Struga mbrëmë dukej kështu…Kjo falë realizimi të projektit për ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi”, shkruhet në faqen e Komunës së Strugës në facebook.
Duke i përmbushur të gjitha kushtet, ndriçimi i shtratit të lumit u realizua në pajtim me rregulloren për teknika normative dhe sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.
Projekti për ndriçimin e shtratit të Drinit të Zi përfshin instalimin e armaturave të përbëra nga inoksi i cili është rrezistent ndaj korrozionit.
Gjatësia e shtratit është 900m kurse armatura e ndriçimit u vendos në të dy anët e shtratit me gjatësi prej 1800 m.