Deri në fund të verës pritet të vaksinohen dy të tretat e popullsisë së moshës madhore në vend, paralajmëron ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Deri tani janë vaksinuar rreth 300 mijë qytetarë ndërsa edhe rreth 180 mijë të tjerë presin të vaksinohen. Siç bën të ditur minsitri deri në fund të javës pritet të arrijnë vaksonat kineze të kompanisë Sinovak, për të vazduar me intensitet më të lartë vaksinimin.
“Mendoj se deri në fund të verës një numër I madh I qytetarëve do të vaksinohen. Për momentin janë vaksinuar diçka më pak se 300 mijë qytetarë, me sasinë e vaksinave që vjen do të vaksinohen edhe 300 mijë qytetarë, që arrinë në 600 mijë qytetarë, apo 50% e popullsisë në përgjithshme që planifikojmë të vaksonohen, duke i përjashtuar fëmijët. Kjo do të thotë se një million e 200 mijë qytetarë do të vaksonohen, me çka deri në fund të verës besoj se do të arrihet përqindje për të cilën mund të themi se është imunitet kolektiv.”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.