Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vazhdon të jetë optimist, se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ende kanë gjasa për nisjen e negociatave integruese me Bashkimin Evropian.
Ai në Click Plus thotë, se mundësi ka deri në Samitin e liderëve.
“Ka pasur rast kur në vetë Samitin e liderëve është sjellë vendim, do të thotë ka rast të tillë edhe në dosjen tonë”, tha Osmani.
Ka përsëritur qëndrimin, se për vendin tonë “nuk ka alternativë tjetër për ne përveç se Evropa”.
Sipas tij, “është çështje kohësh se kur do të fillojnë negociatat”.