Osmani: Marrëveshja me Bullgarinë nuk parashihte bllokim

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është I mendimit se RMV, Bullgaria dhe Bashkimi Europian duhet të ulen dhe qartë ti definojnë pozicionet për të ardhmen e vendeve tona, por edhe për fatin e gjithë Ballkanit Perendimor.

Marketing

Sipas Osmanit, edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë ka qenë e hartuar asisoj që bashkarishtë të dyja vendet në punojnë në tejkalimin e dallimeve, dhe askund në atë marëveshje nuk shkruan se duhet të vendoset veto.

“Procesi ishte paramenduar asisoj qe bashkarishtë të marrim përgjegjësi, bashkarishtë ti implementojmë, dhe bashkarishtë I monitorojmë. Për të pasë një marëveshje të plotë duhet të ketë, zgjidhje nga propozimi portugez, udhërëfyes të qartë për rrugëtimin tonë, dhe dritën jeshile për fillimin e bisedimeve. Atëher konstatojmë se të dyja palët I kemi plotësuar obligimet, BE poashtu ka dhënë qëndrimin e sajë dhe kemi një marëveshje të plotë. Pa njërën nga këto komponenta nuk mund të kemi marëveshje dhe nuk mund të fillojmë me implementimin e njëanshëm të disa komponenteve. Sepse pikërishtë kjo ishte marëveshja e vitit 2017, që mos të ketë veprime dhe tentative të njëanshme, por të vendoset një kornizë ku secila anë do ti kishte obligimet e saja. Bullgaria sipas nenit 2 do të kishte obligim që ta përkrah integrimin euroatlantik të vendit tonë, RMV do ti kishte obligimet e saja , dhe ato bashkarishtë ti implementojmë”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.