Zaev për Malin Sharr: Vendi ynë merr parkun e katërt kombëtar

Kryeministri Zoran Zaev mirëpriti vendimin e Kuvendit, me të cilin Mali Sharr bëhet park kombëtar.

Marketing

“Me shpalljen e një pjese të Malit të Sharrit si zonë e mbrojtur në kategorinë II, pra si park kombëtar, vendi ynë merr parkun e katërt kombëtar dhe të parin që nga shpallja e pavarësisë, me të cilën sipërfaqja e përgjithshme e zonave të mbrojtura në niveli do të jetë 13.2% nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Kryeministri.

Sipas tij, me këtë vendim Qeveria zbaton politika të vazhdueshme për mbrojtjen e natyrës, për ruajtjen e vlerave unike natyrore, për mbrojtjen e biodiversitetit specifik dhe larmisë së peizazhit, por edhe për hapjen e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

“Si asnjë qeveri tjetër, në 4 vitet e fundit kanë filluar iniciativa për mbrojtjen e Maleve të Osogovës, Malit Sharr dhe Vodnos”, theksoi ai.

Deputetët në Kuvend me një shumicë prej 66 votash dhanë dritën të gjelbër për Ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar.