Sela: Politikat tona janë të mishëruara me interesat amerikane

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë paraqitjen e tij të parë pas kësaj vizite përmes një interviste për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe. Sela ka thënë se politikat e Aleancës për Shqiptarët janë të mishëruara me interesat amerikane në Ballkan, ndërsa shtoi se në takimet që ka realizuar në SHBA ka informuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Natyrisht që politikat e Aleancës për Shqiptarët janë të mishëruara dhe në përputhje me interesat strategjike që kanë SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian per Ballkanin. Në funksion të kësaj është edhe vizita ime këtu në SHBA, për të realizuar ca takime, për të informuar më tepër në lidhje me situatën dhe zhvillimet që ndodhin në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi me rajonin”, ka thënë Sela për Zërin e Amerikës.

Marketing