Kush është Vladimir Petkovic që flet shtatë gjuhë dhe ka punuar në një kompani pastrimi

Suksesi i Kombëtares së Zvicrës, të cilët eliminuan në mënyrë të bujshme Francën në finalen 1/8 të EURO 2020, nis me trajnerin e tyre Vladimir Petkovic, i cili është në qendër të mediave sportive në të gjithë botën, të cilat sjellin histori të shumta në lidhje me ekspertin nga Bosnja Hercegovina.
Petkovic lindi në Sarajevë, dhe e nisi karrierën si futbollist me të rinjtë e Igman në Ilidza. Në moshën 15 vjeçare, ai u transferua në Sarajevë. Petkovic nisi karrierën si futbollist profesionist me klubin e Sarajevës, ku ishte e brezit kampion në 1985, Petkovic u tërhoq nga futbolli në vitin 1999, ku vendosi të “varë këpucët në gozhdë”.
Petkovic regjistroi paraqitje të shumta me Chur 97 dhe Bellinzona, ku me këta të fundit nisi karrierën si trajner.
Ai më pas drejtoi ekipe se Malcantone, Lugano, Young Boys, Samsunspor, Sion dhe Lazio. Shtatë vjet më parë, Petkovic mori drejtimin e ekipit kombëtar të Zvicrës me të cilin kaloi fazën e grupeve si në Euro 2016 ashtu edhe në Kupën e Botës 2018. Këtë vit, tekniku boshnjak bëri një hap më tej duke u shkuar në çerekfinalet e Europianit
Ndërsa karriera e tij si futbollist dhe si trajner është pak a shumë e njohur, nuk dihet shumë për jetën e tij private.
“Gazzetta dello Sport” zbulon historinë nga fillimi i karrierës si trajner, kur Petkovic ishte ende larg niveleve të larta.
Siç thekson media italian, Petkovic i stërviste ekipet pasdite sepse në mëngjes punonte për organizatën humanitare Caritas. Ai shiste mobilje, rroba dhe libra, dhe paratë e mbledhura dhuroheshin për bamirësi. Në të kaluarën, 57 vjeçari punoi dhe si menaxher në një firmë pastrimi dhe ndihmoi njerëzit e papunë të gjenin punë.
Petkovic flet shtatë gjuhë (boshnjake, anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht dhe italisht), që është një tjetër cilësi e tij dhe një rrethanë lehtësuese që e ndihmon atë t’i kuptojë futbollistët e Zvicrës, ku ka futbollistë me prejardhje të ndryshme.

Marketing

Me një mesatare prej 1.80 pikësh të fituara për ndeshje, Petkovic është trajneri më i suksesshëm në historinë e Zvicrës, duke kaluar edhe legjendarin Ottmar Hitzfeld.
Që kur udhëhoqi ekipin kombëtar të Zvicrës në 2014, Petkovic jo vetëm që është kualifikuar gjithmonë në fazën finale të kompeticioneve të mëdha (pjesëmarrëse në dy Kampionate Evropiane dhe Kupën e Botës), por gjithmonë i ka udhëhequr zviceranët të paktën deri në fazën e nokautit të kompeticionit.
Historia është shkruar, por Petkovic ka mundësinë ta çoj edhe më tej suksesin me Zvicrën, e cila do të luajë në çerekfinale të Europianit kundër Spanjës në Shën Petersburg të premten në orën 18:00.