MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3.028 testime kurse janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19.
Nga dy raste janë shënuar në Shkup, Manastir dhe Kërçovë.
Gjatë 24 oërve të fundit nuk janë shënuar viktima dhe pacientë të shëruar.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 155.706, numri I të shëruarve është 150.067, kurse I viktimave 5.486.
Për momentin shënohen 153 raste aktive. Në 17 qytetet të vendit nuk shënohet asnjë rast aktiv me COVID-19.
Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 884.593 testime për COVID-19.