Masa për shlyerjen e kamatës, Selami: Do të përfshihen edhe borxhet ndaj DAP

Masa për shlyerjen e kamatës dhe riprogramim të borxheve të papaguara do të përfshijë edhe borxhet e vjetra të tatimit personal të personave fizik ndaj DAP, informoi zv drejtori i DAP Abdulselam Selami. Ai gjitashtu informoi se masa do të përfshijë edhe borxhet e papaguara tatimore të personave fizik për TVSh, si dhe kontirbutet e papaguara nga sigurimi i obligueshëm social për të cilët obligimi për pagesë është barrë e vet personit fizik.

Marketing

“Shteti heq dorë nga kamata për këto borxhe dhe borxhlinjtë do të jenë të liruar nga pagesa e kamatës të cilën e kanë borxh për vonesë të pagesës së borxhit tatimor, të cilin DAP do ta fshin sipas kushteve të ligjit. Me këtë masë ju mundësohet edhe lehtësim shtesë të personave fizik për pagesë të këtyre borxheve tatimore të papaguara, duke i liruar nga ngarkesa administrative dhe harxhimeve dhtesë për procedurat të cilat i zbaton DAP,”. tha Abdulselam Selami, zv drejtor në DAP.

Sa i përket pagesës së borxheve Selami theksoi se qytetarëve do tu mundësohet pagesa e borxhe me këste mujore, të cilat do të llogariten në varësi të borxhit.

“Për ato persona që veçmë i kanë të bllokuara llogaritë e tyre nëpër banka, domethënë transakcione i tyre është bllokuar, për të gjithë ato do të ndërprej procedurat dhe do të mundësoj që borxhi të paguhet vullnetarisht me këste mujore, në pajtim me kushtet që do të parasheh ligji,”. tha Abdulselam Selami.

Masa për shlyerjen e kamatës është pjesë e pakos së gjashtë të masave anti-krizë. Zv drejtori Selami theksoi se pritet që ligji të kalon sa më shpejtë në Kuvend dhe të ketë kompromis edhe nga opozita.