U godit me shkop bejzbolli në Itali, vdes 23-vjeçari shqiptar

23-vjeçari shqiptar Atilio Drekai i cili u godit me shkopa bejzbolli ditën e sotme në Itali ka ndërruar jetë në spital.

Marketing

Mjekët e spitalit në të cilin ishte duke marrë shërbimet kanë verifikuar vdekjen dhe kanë shkëputur të riun nga pajisjet të cilat ishin duke e mbajtur në jetë.

Nga ana tjetër edhe miku i tij italian, Pier Francesco Ferrari është në gjendje të rëndë.

Dy të dhunuarit u kapën në pritë nga një grup prej 4-5 vetash në një parking në Mottella, teksa i kishte telefonuar një i njohuri i tyre për ti caktuar vendin e takimit.

Pista ku po hetojnë autoritetet policore italiane deri më tani është për prishjen e pazareve të drogës, megjithatë ende nuk kanë dalë në një përfundim të qartë.