Mitsotakis: Greqia s’mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është shprehur ditën e sotme se Greqia nuk do të mbyllet më edhe nëse vijon akoma pandemia.

Marketing

Sipas Mitsotakis nuk ka pse të mbyllet vendi për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe barra e rëndë ti bjerë shumicës së popullsisë greke që është e vaksinuar tashmë.

Kryeministri grek shtoi se asnjë masë shtesë nuk ka për tu marrë në vijim dhe sipas tij rruga e mesme është vaksinimi teksa do të ketë një fushatë për të bindur ata që e refuzojnë vaksinën.

“Vendi nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe për të paguar për shumicën dërrmuese të popullsisë Greke që është vaksinuar.”- tha Mitsotakis.