Në Tabanoc pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Marketing

“Në vendkalimin kufitar Tabanocë për hyrje në shtet pritet prej 30 deri 40 minuta ndërsa në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thonë nga LAMM.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të komunikacionit dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe qafa malore, ku ka mundësi për paraqitjen e rrëshqitjes së tokës.

Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.