Qytetarët e SHBA-së, sot festojnë Ditën e Pavarësisë duke përkujtuar ngjarjet e 4 korrikut të vitit 1776, ditën kur u miratua Deklarata e Pavarësisë, gjegjësisht është shpallur pavarësia e SHBA-së nga Britania e Madhe.
Me këtë rast, mesazh urimi për këtë ditë ka lëshuar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili përmes rrjeteve sociale ka uruar popullin amerikan.
Përjetësisht mirënjohës. Gëzuar ditën e pavarësisë Amerikë, ka shkruar kështu Ahmeti.