Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me ish-deputetin e PDK-së, Fatmir Xhelilin, ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.
Ai ka thënë se kanë biseduar së bashku shumë tema, që nga ilegaliteti deri tek takimi i Prespës.
“Sot, është më vështirë të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar, për shumë arsye, por, është i mundur dhe duhet të bëhet”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai ka thënë se diplomacia jonë, ashtu sikur edhe partitë politike kanë histori dhe traditë.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Në takim vëllazëror, diskutuam për shumë tema, nga ilegaliteti e deri në takimin e Prespës. Sot, është më vështirë të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar, për shumë arsye, por, është i mundur dhe duhet të bëhet. Fuqia politike, ekonomike, kulturore dhe historike e shqiptarëve, bëhet e dukshme dhe me respekt edhe nga kundërshtarët tanë, kur jemi të bashkuar.
Diplomacia jonë, ashtu si partitë politike kanë histori dhe traditë. Kemi me se të lavdërohemi gjatë historisë. Secili është përpjekur dhe përpiqet të punojë dhe t’i ngris së më lartë e në vendin e duhur çështjet jetike të shqiptarëve, përparimin e përgjithshëm dhe organizimin sa më të mirë shtetëror për qytetarët.
Ata që e minojnë bashkëpunimin, unitetin dhe vullnetin vëllazëror për interesin nacional, koha do t’i shkel pa mëshirë. Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që punojnë me përkushtim, dhe janë të përzgjedhur nga historia. Takim i përzemërt me Dr. Fatmir Xhelilin, Gent Cakajn dhe Ali Ahmetin. Faleminderit vëlla Ali për mikpritjen!