Taravari: Në zgjedhje do bashkëpunojmë me çdo parti që ka kredibilitet

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale do t’i shpalosin nga 15 korrik deri më 15 gusht. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi kandidimin e tij për edhe një mandat të Komunës së Gostivarit, edhe pse siç tha për këtë do të vendos partia. Më tej, Taravari tha se do të bashkëpunojnë me çdo parti serioze.

Marketing

“Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën as që diskutohet se do të ketë bashkëpunim me më shumë parti edhe me maqedonase edhe shqiptare edhe turke edhe rome, me të gjitha partitë të cilat kanë njëfarë kredibiliteti në komunat ku garojmë ne. N.q.s. e shohim të arsyeshme dhe e shohim se p/sh. Një parti politike liberal-demokrate në Gostivar ka një sasi të konsiderueshme të votave, as që do e kemi mëdyshje që të ulemi me to dhe ta kërkojmë përkrahjen e tyre”, deklaroi Arben Taravari, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Sipas tij, LSDM-ja nuk dallon shumë prej regjimit të kaluar të Gruevskit. Për VMRO-në tashmë të reformuar, thotë se nuk kanë ndonjë përvojë, por mendon se ia vlen t’i jepet shans.

Listat me kandidatët në garë për qeverisjen e komunave në mandatin e ardhshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, duhet të dorëzohen në gjysmën e parë të shtatorit.