Deri më tani, 10,390 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me dozën e parë në Vranjë të Serbisë, ndërkaq 4,179 janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas të dhënave në ueb faqen e Qendrës Shëndetësore në Vranjë, deri më 2 korrik të këtij viti, numri i përgjithshëm i dozave të para dhe të dyta të dhëna të të gjitha vaksinave është 68,548, nga ky numër një e gjashta janë shtetas të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve të vendit tonë në Vranjë u vaksinuan me vaksinën kineze “Sinofarm”, ndërsa një numër më i vogël me vaksinën “Pfizer”.