Dita e parë si trajner i Bajernit, çfarë duhet të dini për Nagelsmanin

Dita e parë si trajner i Bajernit/ Nga fiksimi me teknologjinë tek taktika, çfarë duhet të dini për Nagelsmanin
Mirë se erdhe te Bajerni, Julian Nagelsman! Trajneri 33-vjeçar nisi dje zyrtarisht punën me kampionët e Gjermanisë. Përpara se ai të nisë stërvitjen me lojtarët e Bajernit, javën e ardhshme, Nagelsman kaloi disa orë në godinat e klubit ku u njoh dhe me ambientet stërvitore. Kujtojmë që ai zuri vendin e ish-trajnerit, Hansi Flik, i cili mori postin e trajnerit të DFB-së dukë zënë vendin e Joakim Lëvit.

Marketing

SI NDRYSHON BAJERNI ME NAGELSMANIN
Julian Nagelsman është trajneri më i ri në Bundesligën gjermane, vetëm 33 vjeç. Ai nisi aventurën e tij me Hofenhaimin përpara se të kalonte te Lajpcigu ku dhe u bë i njohur. Lajpcigu nën drejtimin e tij u kualifikua në Champions për herë të parë në historinë e klubit. Madje, ai arriti të shkojë deri në gjysmëfinale me skuadrën e tij duke u eliminuar më pas nga Parisi. Por, si do të luajë ai me Bajernin dhe cilat do të jenë risitë? – Nën drejtimin e tij, Bajerni do të luajë me tre mbrojtës.

– Lojtarët e rinj do të kenë mundësi të stërviten me skuadrën e parë dhe më pas duhet të provojnë se sa vlejnë. – Do të ketë rrotacion taktik gjatë ndeshjeve, Nagelsman kërkon të ketë një skuadër fleksibël dhe të vështirë për t’u lexuar nga kundërshtari.

– Serge Gnabri do të luajë si mesfushor i krahut të djathtë, ashtu siç luante në kohën kur ishte te Hofenahimi dhe shënoi numrin më të madh të golave në një sezon, 14.

– Lukas Hernandez do të luajë si mbrojtës qendre në shumicën e ndeshjeve gjatë kampionatit. – Benzhamë Pavar do të rikthehet në qendër pas dy sezoneve si mbrojtës i djathtë.

– Në merkato nuk do të kërkohen lojtarë të tjerë me peshë, pasi Nagelsmani mendon se skuadra e tij është e kompletuar. Mund të synohet vetëm një sulmues i tretë.

– Lojtarë si Kysons, Kris Riçards do të stërviten gjatë verës dhe nëse nuk e bindin trajnerin, atëherë do të kërkohet largimi i tyre në formën e huazimit.

– Në ambientet stërvitore është kërkuar instalimi i disa kamerave në fushë si dhe një monitor. Nagelsmani është i fiksuar pas teknologjisë dhe stërvitjet e tij analizohen në detaje.