Lëvizja BESA ka bërë ristrukturimin e strukturave të saj në komunën e Studeniçanit.
Sipas njoftimit të kësaj partie, ristrukturimi i organeve lokale partiake u bë në Studeniçan dhe Moranë, ku në këto të dyja vendbanimet u bë edhe ristrukturimi i nëndegëve të Lëvizjes BESA.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Arjanit Hoxha theksoi se në këto takime nga afër ka dëgjuar edhe problematikat me të cilët përballen banorët e kësaj zone dhe se sipas tij, është e domosdoshme dhe e patjetërsueshme ndryshimi në këtë komunë.
“Politikat tona të drejta, të mirëfillta e transparente na tregojnë më së miri anketat e fundit, ku besueshmëria e qytetarëve ndaj nesh është dukshëm në rritje.
Besojmë në ndryshim në të gjitha komunat shqiptare në zgjedhjet lokale. Urime Basri Jusufi për zgjedhjen kryetar nëndege të Lëvizjes BESA në Studeniçan.
Urime Abedin Lutfiu për zgjedhjen kryetar nëndege të Lëvizjes BESA në Moran”, ka nënvizuar sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.(INA)