Një shtetas i Maqedonisë së Veriut humbi jetën në një aksident në Hallkidiki

Në një aksident në rrugën lokale Mudania-Paliouri në pjesën e parë të Hallkidikit, humbi jetën një shtetas 22 vjeçar i Maqedonisë së Veriut. Tani për tani për arsye të panjohura, është përmbysur makina, me targa të Maqedonisë, ndërsa bashkëudhëtari i tij është lënduar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Nga policia greke kumtuan se rreth orës 06:20 të dielën në rrugën lokale ndërmjet Mudanias dhe Paliouri në Hallkidiki u përmbys automobili të cilin e ka vozitur një shtetas i huaj 22 vjeçar dhe shoferi humbi jetën, ndërsa bashkëudhëtari i tij 21 vjeçar, gjithashtu shtetas i huaj është lënduar.

Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa automobili ka qenë me targa të Maqedonisë.