Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është mbledhur sot dhe ka diskutuar për situatën me pandeminë e Covid-19.
Theks i veçantë i është vënë variantit Delta të koronavirusit, pasi i njëjti ka arritur në rajon.
Megjithatë, Komisioni pas analizës që ka bërë, ka vlerësuar se situata është stabile dhe nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive.
“Do të ndiqet situata”, thonë nga Komisioni.
Sipas tyre prioritet mbetet imunizimi i popullatës.
Ndryshe autoritetet druajnë për përhapje te tij në shtator pas kthimit të njerëzve nga pushimet e verës, prandaj dhe diskutohet mbi nevojën e vendosjes se masave restriktive.