Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, sipas analizave të mostrave për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të marra nga 42 pika matëse në qytet.
Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” informon se në periudhën prej 28 majit deri më 2 korrik janë marrë gjithsej 192 mostra për analizë.
“Sipas rezultateve të marra nga inspektimet, të gjithë mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, thuhet në kumtesën e sotme të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.