![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
Shkarkohet Goran Boshevski – Gjykatës në Gjykatën Penale. Këshilli Gjyqësor me dhjetë vota “për”, vendosi ta shkarkojë Boshevskin. Boshevski është gjykatësi që gjykoi rastin “Trajektorja”, për ndërtimin e autostradave kineze – seksionet Milladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Gjykimi filloi më 6 dhjetor 2017. Pas më shumë se tre vjet e gjysmë, nuk ka asnjë aktvendim, kështu që u vjetrua rasti i të arratisurit Nikolla Gruevski, i cili u akuzua së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ljupço Georgievski. Këshilli Gjyqësor konstatoi joprofesionalizëm dhe neglizhencë në kryerjen e funksionit gjyqësor. Gjykatësi i shkarkuar nuk do të gjykojë më me vendim, por ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme. Shkarkimi i Goran Boshevskit automatikisht do të thotë se “Trajektorja” do të nisë nga fillimi. Kjo nënkupton rishfaqjen e dëshmive dhe ekspertizës, lëshimin e të ashtuquajturave “bomba”, dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga të pandehurit dhe prokuroria.
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
Këshilli Gjyqësor sot, përveç shkarkimit të Goran Boshevskit, zgjodhi edhe kryetarë të rinj të gjykatave. Eljesa Aliji u zgjodh kryetare e Gjykatës Themelore në Gostivar, Mersim Marku u zgjodh kryetar i gjykatës në Dibër, Milica Avramçeva Zafirova në Gjevgjeli, dhe Liljana Dodevska kryetare e gjykatës në Sveti Nikollë.
Këshilli Gjyqësor nuk zgjodhi kryetar të gjykatës në Vinicë, ku ka ushtrues detyre tashmë pesë vjet, si dhe dështuan tre shpallje për zgjedhje. Megjithëse sot u desh të zgjidhet Kryetari i Gjykatës Administrative, kjo u shty për një seancë tjetër./alsat.tv