Shpërthim i fuqishëm në portin e Dubait

Një shpërthim ka tronditur portin e Dubait, duke shkaktuar zjarr të madh.

Një shpërthim brenda një konteineri në një anije ndodhi në portin Jebel Ali të Dubait të mërkurën vonë duke shkaktuar një zjarr të madh dhe u ndje në të gjithë qytetin, thanë autoritetet, shkruan CNN.

Autoritetet njoftojnë se nuk është raportuar asnjë i vdekur apo plagosur dhe zjarri është nën kontroll.

“Një zjarr është raportuar të ketë shpërthyer në një kontejner brenda një anije të ankoruar në Portin Jebel Ali. Një ekip i Mbrojtjes Civile të Dubait po punon për të shuar zjarrin,” tha Dubai Media Office në një tweet në llogarinë e tyre zyrtare.

Dubai Media Office postoi një video të zjarrfikësve që shuan zjarrin në port.

Shpërthimi bëri që ndërtesat të dridheshin, madje 15 kilometra larg portit. Video e rrjeteve sociale tregonte një top të madh zjarri që shpërtheu nga zona e portit duke ndriçuar qiellin e natës.

Jebel Ali është porti i nëntë më i madh në botë dhe më i madhi në rajon.

Marketing