E lëshoi laserin në fytyrën e Schmeichel gjatë penalltisë, kërkohet përjashtim i përjetshëm për tifozin anglez

Anglia kaloi në finale të Kupës së Botës pasi mposhti Danimarkën me rezultat 2-1 pas vazhdimit dy herë nga 15 minuta.

Marketing

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 dhe Tre Luanët fituan vetëm pasi që referua një penallti.

Penalltinë e Kane e priti fillimisht Schmeichel por topi u rikthye përsëri te sulmuesi anglez i cili shënoi golin e fitores.

Një tifoz i Anglisë lëshoi një laser në fytyrën e portierit danez për ta penguar shikimin e tij gjatë penalltisë.

Ish sulmuesi i Anglisë dhe Liverpoolit, Stan Collymore ka thënë se duhet të zbulohet autori dhe të përjashtohet përgjithmonë nga stadiumet.

Kujtojmë se Anglia ka një rregullore strikte sa i përket disiplinës nëpër stadiume.